Vendimi i institucioneve që automjetet mos të qarkullojnë nëpër Prishtinë nuk po përfillet nga ata të cilët vetë kërkuan një ndalesë të tillë, shkruan Gazeta Express.
Express ka siguruar një fotografi të veturave zyrtare që po ecin në rrugën kryesore të qytetit, përkatësisht në rrugën “Xhorxh Bush”, afër Katedrales.
Përveç automjeteve zyrtare, të gjithë tjerët po kthehen nga policia.
Dje ishte bërë e ditur se veturat zyrtare janë në mesin e atyre që do t’u ndalohet qarkullimi, mirëpo në praktikë kjo nuk po zbatohet. Express