Aktuale

Vetura bie në kanal në Peqin, një e vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Peqin.

Aksidenti fatal ka ndodhur në Lagjen “Xhami” ku R.M., 40-vjeç banues në Peqin, duke drejtuar mjetin Volksëagen ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin që vjen nga Bishqemi-për Kavajë.

Në këtë automjet udhëtonin shtetasit P.M., 31 vjeçe banuese në Peqin, motra e drejtuesit të mjetit, e cila ka gjetur vdekjen.

N.D., 51 vjeçe banuese në Maqedoni, tezja e drejtuesit të mjetit, ndodhet në spital në gjëndje të rëndë për jetën.

Ndërsa Xh.D., 21 vjeçe banuese në Maqedoni, K.M., dhe E.M., 8 dhe 6 vjeçe banuese në Peqin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Peqin për veprime të mëtejshme.

the authorE B