Aktuale

Veton Haradinaj me masazh prekës për vëllezërit dëshmorë

Veton Haradinaj, vëllau i ish-gjeneralit të UÇK-së njëherit lider i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dy vëllezërit e tij Shkëlzen e Enver Haradinaj të cilët e dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ai në postimin e tij në Facebook ka thënë se rrugën e lirisë të cilën e kanë bërë, do ta ruajmë çdo ditë, me nder dhe krenari.

Postimi i tij i plotë:

“Liria ka çmim djem”

E fillova kujtimin per ju, Shkëlzen dhe Enver, me fjalët e Ramushit që po mbahet peng edhe në Liri.

Kosova që shumë e deshët e që sakrifikuat jetën nuk është kry hala.

Rrugën e lirisë që ju e trasuat po mundohemi ta ruajm cdo ditë, me nder dhe krenari.

Sot edhe nesër ju kujtojmë juve, e qoftë i bekuar ky muaj me kthimin e Ramushit në fund, jom i sigurt që kjo do të ishte edhe dëshira juaj.

I përjetshëm kujtimi për ju vëllezërit e mi!/Indeksonline/

the authorE B