Aktuale

Vetëvendosje nuk merr pjesë në takime tjera konsultative

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk KOnjufca tha se partia e tij nuk do të merr pjesë në një takim tjetër konsultativ në mes partive dhe kryesuesit të seancës ashtu siq ka kërkuar koalicioni PAN.

Konjufca tha pas përfundimit të takimit mes përfaqësuesve të partive politike dhe kryesuesit Adem Mikullovci se nuk pranojnë asnjë kusht që ka vendosur PAN-i.

Pak më herët nënkryetari Enver Hoxhaj tha se PAN-i mund ta ndërrojë kandidatin për kryetar me kusht që deputetët ta votojnë Qeverinë Haradinaj. PAN ka kërkuar një takim konsultativ që të mbahet të mërkurën./KosovaPress/

the authorE B