Aktuale

Vetëvendosje nuk fiton asnjë komunë, në balotazh shkon në 6 vende

Sipas 99 për qind të votave të procesuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë.

Ndërsa shkon në balotazh në 6 komuna të Kosovës: Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Kamenicë, Kaçanik dhe Prizren.

Në Prishtinë, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje shkon në balotazh me Arban Abrashin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Me LDK-në Vetëvendosje shkon edhe në Podujevë. Agim Potera do të shkojë në balotazh me Agim Veliun e LDK-së i cili nga rezultatet e procesuara deri më tani prin bindshëm.

Në Gjilan do zhvillohen zgjedhjet edhe njëherë mes Sami Kurteshit dhe Lutfi Hazirit të LDK-së.

Balotazhi në Kamenicë është në mes të Qëndron Kastratit dhe Shaip Surdullit të LDK-së.

Në Prizren VV shkon në balotazh me PDK-në, ku do përballen edhe njëherë Shqair Totaj dhe Mytaher Haskuka.

Ndërsa në Kaçanik, Besim Ilazi nga PDK dhe Basri Kodra nga LVV./Indeksonline/

the authorE B