Aktuale

Veteranët e UÇK-së shtrojnë iftar në Kaçanik

Me rastin e 19 vjetorit të çlirimit të qytetit të Kaçanikut, disa veteranë të UÇK-së, në krye me Behar Tafilin, kanë organizuar një iftar në ambient të jashtëm.

Tafili ka treguar se për financimin e këtij iftari ndihmuan bashkëvendësit nga diaspora, ndërsa jo edhe Komuna e Kaçanikut.

Ndryshe, me rastin e kësaj dite, u ndanë një sërë mirënjohjesh për personalitete dhe institucionet të ndryshme të vendit.

the authorE B