Sport

Vetëm 50 milionë për talentin Marco Asensio

Manchester United thuhet se ka bërë përpjekjen e fundit për të siguruar shërbimet e talentit të shumëvlerësuar të Real Madridit, Marco Asensios.

21-vjeçari ka nisur sezonin e ri me një formë spektakolare duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e finales së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në ‘Diario Gol’, “Djajtë e Kuq” kanë shtruar një ofertë formale prej 50 milionë funta për të riun e ‘Los Blancos’, i cili ka një klauzolë të lëshimit prej 72 milionë funta në kontratën e tij.


Megjithatë, oferta është refuzuar menjëherë nga kampioni evropian pasi trajneri Zinedine Zidane është i përgatitur për të diskutuar një kontratë të re me futbollistin.

Manchester United ka në plan transferimin e një lojtari tjetër sot (e enjte) para se të mbyllet afati kalimtar./arbresh.info/