Aktuale

Veseli: Zero barriera për gratë në shoqërinë tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për nder të ditës së grave, është takuar sot me përfaqësueset e strehimores në Gjakovë si dhe me përfaqësuesen e Policisë së Kosovës.
Veseli këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social, Facebook, ku shkruan se përtej simbolikës tradicionale, mesazhin e 8 marsit duhet ta kuptojmë si mesazh për secilën ditë të vitit, duke larguar të gjitha barrierat për gratë në shoqërinë kosovare.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“Përtej simbolikës tradicionale, mesazhin e 8 marsit duhet ta kuptojmë si mesazh për secilën ditë të vitit: zero barriera për gratë në shoqërinë tonë.

Kjo është e vetmja rrugë që na mundëson zhvillimin ekonomik, emancipimin social dhe marrjen e vendit që na takon në bashkësinë europiane të shteteve të lira e demokratike.

Sot, unë takova përfaqësueset e Strehimores në Gjakovë dhe përfaqësuesen e Policisë së Kosovës dhe vendosëm që së bashku të punojmë më shumë që të drejtat e grave të mos jenë më sfidë, por realiteti ynë i përditshëm.”

the authorE B