Aktuale

Veseli uron Merkelin për fitoren

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, për fitoren në zgjedhjet e sotshme federale.

Ai këtë urim e ka bërë permes një postimi në gjuhën angleze, në llogarinë e tij në Twitter.

“Urime popullit gjerman për rizgjedhjen e Angela Merkel për kancelare të vendit”, ka shkruar Veseli.
Veseli, gjatë një vizite në Gjermani, kishte pasur një takim me kancelaren Merkel.

Pas fitores, Merkel pritet të marrë mandatin e katërt në udhëheqjen e Gjermanisë

the authorE B