Aktuale

Veseli ua ndal mëditjet deputetëve që ishin jashtë vendit ditën kur votohej Demarkacioni

Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës munguan para dy ditëve kur duhej të votohej Demarkacioni. Kjo ka bërë që të shtyhet për një kohë votimi dhe në fund të dështojë edhe seanca e cila është shtyerë për javën tjetër.

Deputeti Milaim Zeka (Nisma), i cili ka qenë pjesë e delagacionit, ka arsyetuar se grupi i deputetëve ka qenë duke u kthyer atë ditë, derisa më pas kanë marrë informacion se edhe Behgjet Pacolli ka deklaruar se nuk do të ketë votim gjatë ditës.

Por, kryetari Kadri Veseli ka paralajmëruar masa ndëshkuese për deputetët që munguan.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit një ditë më herët është kërkuar që të kthehen deputetët, nuk jeni kthyer, jeni në shpenzimet e juaja. Keni bërë foto si patriotike e të tjera, por këtë duhet ta dini”, ka thënë Veseli.

the authorE B