Lideri i PDK’së, Kadri Veseli, pasditen e sotme po qëndron në Ferizaj. Aty Veseli po takohet me zyrtarët e degës së PDK’së. E në skenë së fundmi Vese e ka rikthyer nënkryetarin e partisë Hajredin Kuçin.
Ky i fundit në fjalën e tij për anëtarët ka lavdëruar punën e rinisë ferizajase. Siç duket me këtë veprim kreu i PDK’së, Kadri Veseli, po mundohet që t’i rikthejë në skenë njerëzit e vjetër të partisë.
Veseli në fjalimin e tij disa herë iu ka referuar Kuçit si profesor.
Ndërkohë që Hajredin Kuçi ka qenë i vetmi zyrtarë nga strukturat e laerta të PDK’së i cili ka qenë i pranishëm në këtë tubim./Express/