Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka treguar se në mbledhjen e sotme të kryesisë është vendosur që shqyrtimi i projektligjit të Demarkacionit dhe dërgimi i këtij projektligji për votim, të bëhet vetëm pasi të arrihet konsensusi politik.
Kadri Veseli ka thënë se Demarkacioni është shtyrë derisa për çështjen e kufirit me Malin e Zi të ketë konsensus politik.
“Kërkova nga kryesia që kjo të behet në një moment më të përshtatshëm”, ka thënë Veseli.
Ai ka treguar që ky vendim është marrë në unanimitet, përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë refuzuar që cështja e Demarkacionit të shtyhet, duke kërkuar që kjo të dalë në votim sa më parë.
“Patëm unanimitet, përvec Lidhjes Demokratike, që insistoi që kjo të dalë menjëherë në seancë”, tha ai.
E, për zgjidhjen e cështjes së demarkimit që është bllokuar që nga viti 2015, Veseli ka thënë se po punojnë ngadalë, por sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje, raporton Gazeta Express.
“Kjo është edhe arsyeja që po lëvizim dalëngadalë, por sigurt. Kuvendi i Kosovë nuk do të jetë skenë teatrale”, ka thënë Veseli.
Ai ka folur edhe për vizitën e nesërme të kryeministrit të Malit të Zi, Dusko Markovic në Kosovë.
“Pres një konfirmim të partneritetit, cështja e kufirit nuk do të na ndajë në intergrimin euroatlantik. Për Kosovën është shumë me rëndësi që Mali i Zi ka qëllime 100 për qind të njëjta në rrugën evropiane”, është shprehur Veseli. /Express/