Aktuale

Veseli nuk do t’i largojë ministrat e Thaçit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka ripërsëritur se asnjë ministër i kësaj partie nuk është dorëhequr nga Qeveria.

Ai këtë e ka konfirmuar një një aktivitet të përbashkët me ministrin e Financave, Bedri Hamza, dhe atë të Inovacionit Besim Beqaj që po zhvillohet në Prishtinë me përfaqësues të qindra bizneseve ku po prezantojnë reformën e re fiskale.

“Ne kur hymë këtu e pyete ministrin a ke dhënë hala dorëheqje? Si mund të jap dorëheqje një ministër që është i guximshëm e vendimmarrës. Partia ime ka partneritet me zhvillimin ekonomik”.

“Unë jam shumë i kënaqur që në krahët e mijë janë dy njerëz që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme”.

Para se të hyjë në sallë Veseli i pyetur se a i është pranuar dorëheqja e ministrit të drejtësisë Abelard Tahiri, ka zgjidhur të përgjigjet me buzëqeshje, pa dashur të ndalet para medieve. /ekonomiaonline

the authorE B