Aktuale

Veseli në konferencën e NATO-së: S’lejojmë prishjen e raporteve me Mali ne Zi, presim zgjidhjen e problemit!

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se Kosova ka raporte të shkëlqyera me shtetin e saj fqinj, Malin e Zi.

Kryeparlamentari është zotuar se çështjet me këtë shtet, duke aluduar për demarkacionin, do të zgjidhen në mënyrën më të duhur.

“Raportet tona me Malin e Zi janë të shkëlqyeshme. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë të nau prishen. Ia urojmë anëtarimin e tyre në NATO. Por në të njëjtën kohë zotohemi se çdo çështje do të zgjidhet në mënyrë më të duhur përmes sovranitetin të vendeve tona përkatës”, ka thënë ai në n ë konferencën e NATO-s me temën “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë” që po mbahet në Prishtinë.

Veseli u shpreh se raportet me Malin e Zi nuk do të lejohen në asnjë mënyrë të prishen, shkruan Indeksonline

“Ia urojmë anëtarimin e tyre në NATO. Por në të njëjtën kohë zotohemi se cdo çështje do të zgjidhet në mënyrë më të duhur përmes sovranitetin të vendeve tona përkatës”, ka thënë ai.

the authorE B