Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka falënderuar shtetin turk për gatishmërinë që i ka mundësuar ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi të vazhdoj shërimin në këtë shtet.
“Në këto momente, të gjithë jemi të angazhuar me familjen e z. Rexhepi dhe lutemi për shërimin e tij”, ka shkruar Veseli.
Ky është postimi i plotë i tij
Me kërkesë të familjes dhe kolegjiumit mjekësor, ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është transferuar mbrëmë për rehabilitim në një qendër spitalore në Turqi. Falënderoj Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, si dhe shtetin turk, për gatishmërinë që të ndihmojnë në përpjekjet shtesë për shërimin e tij. Po ashtu, shpreh mirënjohjen time të thellë për personelin shëndetësor të QKUK-së, që me përkushtim të plotë kanë treguar kujdesin e tyre. Në këto momente, të gjithë jemi të angazhuar me familjen e z. Rexhepi dhe lutemi për shërimin e tij.