Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka replikuar me deputetin e LDK-së, Driton Selmanajn, duke thënë se është larguar nga projekti i monitorimit të Kuvendit si manipulues i shoqërisë civile.
Veseli ka kujtuar kur ka ardhur si kryetar i Kuvendit, një nga hapat e parë ka qenë që çdokujt t’i jep mundësi qasje në dokumente e Kuvendit, ku ka qenë edhe KDI-ja.
“Vinte në Kuvend në të gjitha mbledhjet dhe pastaj dilte dhe dezinformonte dhe pasi fola me partnerin USAID, ky është larguar nga projekt si manipulues i shoqërisë civile, duke shfrytëzuar shoqërinë civile dhe kaloi në politikë”, tha ai. /KosovaPress/