Kryeparmanetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka hapur seancën solemne me një fjalim drejtuar senatorit amerikan, John McCain.
Gjatë këtij fjalimi Veseli falënderoi senatorin McCain dhe SHBA-në, për përkrahjen që kanë dhënë për Pavarësinë e Kosovës, duke i premtuar se Kosova do vazhdojë rrugën që dëshiron Amerika dhe të plotësojë kërkesat e shtetit amerikanë, transmeton Indeksonline.
“Marrëdhënia Kosovë-SHBA është një lidhje e pathyeshme dhe e rrënjosur thellë në historinë tonë të përbashkët. SHBA zgjodhi të mbështes Kosovën në betejën tonë për pavarësi dhe vazhdon ta mbështes. Kam qenë i pari që kam takuar presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump dhe jam ndier krenar për fjalët e tij për Kosovën. Senator, McCain, në emër të Kosovës i shprehin mirënjohjen tonë presidentit Trump, për mbështetjen e tij për Kosovën”, ka thënë Veseli.
Gjithnjë duke iu drejtuar McCain, Veseli thotë se kauza e lirisë për Kosovën ishte e drejt dhe e domosdoshme dhe se këto të mira Kosova kurrë nuk do ia harrojë Amerikës.
Ai i premton se Kosova do të jetë gjithnjë simbol i demokracisë dhe paqes.
“Senator McCain, kauza e lirisë ishte e drejt dhe e domosdoshme, atëherë dhe tani kurë nuk do të harrohen në tërë Kosovën. Besoj që jeni të pajtimi që ja kemi dal që ta shpërblejmë këmbënguljen tuaj. Kosova do të jetë gjithnjë simbol i demokracisë dhe paqes. Kosova gjithnjë do të jetë simbol i fuqisë i vlerave dhe i vullnetit të mirë të SHBA-së”, ka shtuar ai./Indeksonline/