Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mbetet optimist për të ardhmen e përfaqësueses së Kosovës në futboll, përkundër humbjes së dytë të pësuar në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kupën e Botës 2018 në Rusi.
“Çdo fillim është i vështirë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Por djemtë tanë kanë talentin dhe vullnetin për të ecur përpara. Ti mbështesim ata”, ka theksuar Veseli.
Kosova u mund sot 3-0 nga Ukraina në Poloni. /Express/