Mesfushori i talentuar i përfaqsues së Kosovës në futboll, Vesel Lima,j ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin austriak SV Horn.
Limaj në ekipin austriak ka kaluar nga skuadra gjermane Hamburg.
Në një prononcim për Gazetën KNN, 20-vjeqari është shprehur i kënaqur me ekipin e ri dhe pret që ky vit të jetë vit i suksesshëm, ku pret t`i tregojë vlerat e tij.
“Jam shumë i kënaqur që kam kaluar në ekipin e ri, pres që të luaj vazhdimisht dhe shpresoj që të më prij fati së pari të jem mirë me shëndet dhe të mos kem ndonjë lëndim”, tha Limaj.
Per mesfushorin nga Kosova kanë qenë të interesuara edhe shumë skuadra të mëdha evropiane, por klubi austriak ishte ai që i ofroi kushte më të mira.