Të dy janë këngëtarë shumë të njohur. Ata tani përveç profesionit ndajnë së bashku edhe jetën bashkëshortore.
Bëhet fjalë për Vesa Lumën dhe bashkëshortin e saj këngëtarin Big Basta, transmeton Gazeta Express.
Çifti simpatik si duket janë më të dashuruar se kurrë.
Vesa së fundmi në profilin e saj në Instastory ka publikuar një fotografi ku shihet duke u puthur së bashku me Big Bastën. E fotografinë e saj e ka rrethuar me një zemër.