ShowBiz

‘Versace’ do t’i shitet për 2 miliardë dollarë këtij dizajneri të njohur

Michael Kors po raportohet se do ta blejë shtëpinë e modës ‘Versace’ për 2 miliardë dollarë.

Kompania e Michael Kors është në mision për të shtuar në emrin e tyre edhe një nga brendet më luksoze botërore.

E ajo firmë është shtëpia e njohur italiane e veshjeve, Versace.

Verace sapo ka prezantuar koleksionin e tyre më të ri Pranverë 2019 në javën e modës në Milano, dhe fjalët kanë filluar të qarkullojnë menjëherë të nesërmen, se Michale Kors do të blejë shtëpinë ikonike në një marrëveshje prej 2 miliardë $.

Nëse Kors do arrijë të marrë brendin, Familja Versace nuk do të jenë më pronarë të labelit me emrin e tyre për herë të parë që nga formimi i firmës nga dizajneri Gianni Versace para 40 vjetëve, përcjell Gazeta Express.

Donatella Versace, e cila është edhe udhëheqësja dhe dizejnatorja e sotme e firmës dhe familja Versace tani posedojnë 80% të kompanisë, pasi kanë shitur 20 përqindëshin në vitin 2014.

Nëse arrihet marrëveshja, familja nde do të vazhdojnë të kenë rol në kompani në disa kapacitete.

Nëse Kors arrin ta marrë Versace-n, atëherë labeli italian do t’i bashkohet edhe firmës luksoze të këpucëve Jimmy Choo, që është blerë nga Kors vitin e kaluar për 1.2 miliardë dollarë. Fiirma ka në posedim edhe emrin e madhe të stolive, Tiffany & Co./Gazeta Express

the authorE B