Sport

Vermaelen rikthehet në Premierligë (Foto)

Thomas Vermaelen pritet të rikthehet në Premierligë

Thomas Vermaelen gjatë ditës së sotme pritet që të gjej një klub të ri, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, reprezentuesi belg pritet që të transferohet te Evertoni, përcjell Express.

Thuhet se Everton ka kërkuar që ta huazoj Vermaelenin deri në fund të sezonit, por me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

31 vjeçari, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Roma, e një mirë Premierligën pasi mes viteve 2009-2014 ishte pjesë e Arsenalit. /Express/