Aktuale

Vera e Rahovecit në dasmën e këshilltarit të Putinit

Një këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, verën e kaluar e ka organizuar ceremoninë e dasmës së tij në Greqi me verën që e kishte blerë në Rahovec. Pronari i një bodrumi në Rahovec tregon se cilët diplomat dhe politikan i kanë konsumator të rregullt. Vera e Rahovecit ishte shtruar në tavolinën e dasmës së një këshilltari të presidentin rus, Vladimir Putin.

Gostinë për të ftuarit në dasmën e tij ai ka zgjedhur ta bëjë me verën e Rahovecit. Gjatë verës së kaluar në Greqi, këshilltari i Putinit, i rekomanduar nga e ëma e tij, e cila punon në misionin Eulex në Kosovë, që kishte shijuar këtë verë dhe ishte e njohur me cilësinë e saj, porositë për dasmë, verë nga Rahoveci.

Verën e këtij bodrumi në Rahovec e kanë shumë të preferuar punonjësit të misioneve diplomatike e të organizatave ndërkombëtare në vendin tonë, por edhe politikanët e udhëheqës shtetëror vendor.

Ky bodrum, dikur kishte klientë të vetin personal Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Kurse, tani rakinë e rrushit të Rahovecit po e shijon kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, duke u bërë kështu pas Rugovës, klienti i dytë më i rregullt, i pasuar nga ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku, shkruan gazeta “Zëri”.

Edhe lideri opozitar, Albin Kurti ka shijuar rakinë e këtij bodrumi, dhe madje kishte qëlluar të pinte një gotë direkt nga kazani teksa po zihej rakia, bëjnë të ditur pronarët e bodrumit.

Vendi ku edhe gjatë perandorisë osmane u lejua prodhimi i rakisë dhe i verës-, ka edhe vreshtat nga ku pajiset bodrumet, që bëjnë përpunimin e rakisë dhe të verës me rrush. Disa lloje të rrushit, klima e toka e mirë e këtij vendi kanë shtuar edhe llojet e verërave si dhe cilësinë.

the authorE B