Giampiero Ventura nuk është më trajner i Italisë, pasi dështoi ta dërgonte vendin e tij në Botëror
Trajneri i Giampiero Ventura ia ka parë hajrin shkarkimit nga posti i përzgjedhësit të Italisë, pasi do të përfitojë 886 mijë euro.
Kontrata aktuale e tij skadonte në korrik të vitit 2018 dhe kishte edhe tetë muaj kontratë.
Pasi ai nuk dha dorëheqje, Federata Italiane e Futbollit e shkarkoi atë, por duhet të ia paguajë pagën deri në fund.
“Kontrata është valide, si të gjithë trajnerët, ai do të fitojë atë që i kanë borxh”, ka thënë Renzo Olivieri nga Asociacioni i Trajnerëve Italianë.
Kjo pagesë mund të ndalohet vetëm nëse Ventura gjen ndonjë punë tjetër. /Express/