rajneri i Italisë, Giampero Ventura, ka thënë pas takimit me Shqipërinë se fitorja e të përzgjedhurve të tij ishte e merituar.
Ai ndërkaq ka kritikuar lojën e Shqipërisë, duke thënë se futbollistët shqiptarë nuk kishin rrjedhshmërinë e mirë.
“Duhet theksuar se pas 30 sekondave të para nuk kishte më asnjë gjuajtje drejt Buffon. Pjesa e dytë ishte më e mirë në planin e mentalitetit të lojës. Ishte një hap i vogël para dhe ekzistojnë kushtet për të bërë mirë”, ka thënë Ventura.