Rajon & Botë

Venezuela: Sulmohet me helikopter Gjykata Supreme (Video)

Gjykata Supreme e Venezuelës është sulmuar me granata që janë hedhur nga një helikopter. Presidenti i vendit, Nicolas Maduro, e ka quajtur terrorist këtë sulm.

Pamje të publikuara në mediat sociale shfaqin një helikopter të policisë duke u vërtitur mbi qytet para se të shtëna dhe një zhurmë e madhe të dëgjohen, transmeton Express.

Oficeri i policisë, i cili thuhet se e ka drejtuar helikopterin e vjedhur, e ka publikuar një komunikatë ku e denoncon “qeverinë kriminale”.

Nuk dihet vendndodhja e tij.

Ky sulm vjen pas protestave masive kundër krizës politike dhe ekonomike.

Gjykata Supreme rregullisht kritikohet nga opozita venezuelase për sundimin e saj që ia forcon pushtetin presidentit Maduro./Express/

the authorE B