Aktori publikoi një video qesharake.
Ai njihet për humorin e tij të veçantë anë e mbanë trojeve shqiptare. Është ky aktori i njohur i ”Stupcave”, Vedat Bajrami, i cili tërheq vëmendjen e publikut qoftë edhe përmes një postimi.
E kur jemi te këto të fundit, Vedat sot ka hedhur në Instagram një video, në të cilën shihet në rolin e ”Sahit Plisit” brenda një veture, teksa dëgjohet një muzikë e valleve. Interesante në postimin e Vedatit është pyetja që ka lënë aktori krahas videos. ”Mirmëngjesi A ka naj kush për Komoran”, ka shkruar Vedati në Instagram.
Ndryshe, Vedati qe një kohë të gjatë është pjesë e ‘’Stupcave’’, të cilët e argëtojnë publikun me batutat e tyre interesante.