Sport

Veç edhe një gol po i duhet Lukakut për rekord (Foto)

Romero Lukaku është gati të thyej rekordin e vjetër 77 vjeçar. Sulmuesi i Manchester United është shumë afër për tu bërë golashënuesi më i mirë në histori të Belgjikës.

Me dy golat e realizuar mbrëmë ndaj Meksikës, Lukaku ka tani 30 gola për Belgjikën.

Rekordin e mban legjendar, Voorhooh kur para 77 viteve kishte arritur të shënoi golin e 30-të për Belgjikën.

Këtë rekord e kishte barazuar Van Himst në vitin 1974. Lukaku në moshën 24 vjeçare e ka barazuar këtë rekord dhe është çështje kohësh për të thyer këtë rekord të madh. /Indeksonline/