Aktuale

Vdes një grua në Serbi nga vërshimet

Një grua 87-vjeçare ka vdekur pas reshjeve të mëdha të shiut në Vrshac të Serbisë.

Dragan Donçevski, shef i njësisë së shpëtimit të zjarrfikësve, ka konfirmuar vdekjen e të moshuarës, ndërsa tha se hetimet do ta përcaktojnë se si ndodhi vdekja e saj.

“Për momentin nuk ka persona të tjerë që janë prekur nga kjo situatë, niveli i ujit ka rënë dhe presim që të vazhdojë të tërhiqet.. Unë mendoj se më e keqja ka përfunduar”, tha ai.

Dhjetëra shtëpi janë vërshuar në Uljme, Izbishte e Shushar, si dhe rrugë lokale në mes të dy qyteteve, raporton RTS.

42 persona janë evakuuar nga zonat e prekura, përderisa situata është stabilizuar në mbrëmje.

the authorE B