Të premtën në fshatin Rogaqicë të Kamenicës, është raportuar se viktima femër ka humbur jetën ne rrethana te dyshimta. E njëjta nga familjarët është dërguar në QMF, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.
“Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një predhë”- thuhet tutje në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Gazeta Express