Aktuale

Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar para dy jave

Një person, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK pas një aksidenti që kishte ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, më 8 maj të këtij viti, dje ka ndërruar jetë, shkruan Arbresh.info.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Ndërkaq, vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 11 aksidente, ndërsa njëri ka qenë fatal.

the authorE B