John Blackwell Jr., 43-vjeçar i cili ishte baterist i Prince-s nëpër turne për më shumë se një dekadë, ka vdekur të martën.
Gruaja e John-it, Yaritza ka thënë se ai ka vdekur i qetë në shoqërinë e saj. Ajo tha: “Falendëroj zotin për jetën e tij, dhe ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen tuaj”.
Shkaku i vdekjes është ende i panjohur, por Blackwell ishte përballur me një tumor në tru gjatë vitit të kaluar. Yaritza gruaja e muzicientit kishte hapur një faqe online për ndihmë për shpenzimet e mjekimit, dhe kishte mbledhur mbi 78 mijë dollarë.
Blacwell kishte mësuar që të luaj në bateri qysh në moshën 3 vjeçare. Ai ishte në turne me Patti LaBelle para se të takohej me Prince, dhe gjithashtu ishte në turne edhe me Justin Timberlake.