Ish-zëvendës kryeministri i Irlandës Veriore ka vdekur sot në moshën 66 vjeçare. Vdekja e tij besohet se erdhi si rezultat i një sëmundje të rrallë të zemrës.
Martin McGuinness, ka vdekur sot në moshën 66 vjeçare. Ai besohet se ka vuajtur nga një sëmundje e rrallë e zemrës, shkruan The Guardian, transmeton Express.
Për vdekjen e tij, kishte njoftuar sot partia e tij Sinn Fein.
McGuinnes u bë zëvendëskryeministër i Irlandës Veriore në vitin 2007. Ai ishte komandant i Ushtrisë Republikane Irlandeze. Ai udhëhoqi lëvizjen paraushtarake drejt pajtimit me Britaninë e Madhe.
Postin e zëvendëskryeministrit e mbajti për një dekadë.
TEMAT:MARTIN MCGUINNESSIRLANDA VERIORE