Aktuale

Vazhdon ‘tmerri’ në Prizren, hajnat sërish nëpër shtëpi

Prizreni sërish të dielën është goditur nga një vjedhje nëpër shtëpi, pak ditë pasi në shtëpinë e ish-deputetit të LDK’së u vodhën 100 mijë euro.
Kësaj radhe bëhet fjalë për një vjedhje më të lehtë , mirëpo Policia e ka quajtuar edhe këtë si vjedhje të rëndë

Bëhet fjalë për vjedhjen e një studioje muzikore, një televizori dhe tre zmadhuesve të zërit, dyshimet për të cilat kanë çuar në arrestimin e një personi.

Policia ka bërë të ditur për rastin, duke shtuar se kishin qenë vetë ata që kishin njoftuar viktimën për vjedhjen në shtëpinë e tij.

“Dje, hetuesit policorë të policisë në Prizren kanë pranuar një informatë nga një informator e cila bënte me dije se një i dyshuar kishte vjedhur gjësende të ndryshme në një shtëpi. Pas një pune intensive, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë shtëpinë e cila ndodhej në rrugën “Mon Karavida” dhe më pas pronarin e shtëpisë e kanë njoftuar për vjedhjen për të cilën nuk kishte qenë në dijeni”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar si i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërkaq gjërat e vjedhura i janë kthyer viktimës.

Ndryshe, Prizreni dje u godit nga një informacion i bërë publik nga Policia për një vjedhje në ditën e shtunë, ku bëhej fjalë për 100 mijë euro të vjedhura në një shtëpi. Metro zbuloi dje se shtëpia në të cilën u krye vjedhja është e biznesmenit që dikur kishte qenë deputet i LDK’së e që tash është asamblist i kësaj partie në Prizren, Xhavit Ukaj.

the authorE B