Sport

Vazhdon të plotësohet stadiumi shqiptar

Vazhdojnë me intensitet punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit.

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi një video nga kantieri i rikonstruksionit të stadiumit të klubit verilindor. Kostoja e rinovimit të “Zeqir Ymerit” kap vlerën e 4 milionë € dhe do të ketë një kapacitet prej 8 mijë vendesh.

Kryetari i Bashkisë së Kukësti Safet Gjici premtoi se ky stadium do të plotësojë standartet e UEFA-s dhe FIFA-s. Ky stadium është investim i përbashkët i FSHF-së dhe qeverisë shqiptare.

Sipas projektit, stadiumi do të hapet në muajin nëntor të këtij viti.

the authorGazetaKNN