Sport

Vazhdon përkrahja e madhe e tifozëve ndaj Xhakës, ngatërrohet edhe komentatori anglez (Foto)

Nuk i janë dashur shumë Granit Xhakës që të fitojë dashurinë e tifozëve të Arsenalit.

E gjitha kjo pas dy golave të tij nga largësia ndaj Hull Cityt dhe Nottingham Forestit.

Ashtu si në ndeshjen ndaj Chelseat, edhe ndaj Baselit posa Xhaka i afrohet portës tifozët në Emirates brohorisin ‘SHOOT’ (gjuaj).

Kjo gjë nuk është parë më parë te ndonjë skuadër evropiane dhe kështu komentatori i BT Sport posa e ka dëgjuar këtë ‘fenomen’ e ka komentuar si fishkëllima të tifozëve të Baselit drejt mesfushorit shqiptar.

Kjo ka bërë që shumë tifozë të Arsenalit të shkruajnë në rrjetet sociale, duke u munduar ta shpjegojnë situatën.