Cilësia e ajrit në Prishtinë vetëm se vazhdon e të keqësohet.
Pas ditës së djeshme ku ajri i Prishtinës rangohej në kategoritë e parafundit të ndotjes së ajrit, në mëngjesin e sotëm ajo ka kaluar të gjitha kategoritë.
Sipas matësve të ajrit, Prishtina është qyteti me ndotjen më të madhe të ajrit në botë.
Ajri i ndotur në Prishtinë, është ndër shqetësimet më të mëdha në vend gjatë ditëve të fundit.
Reagime të shumta janë bërë lidhur me këtë çështje.
Është pikërisht kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili pak orë më parë ka apeluar tek Qeveria e Kosovës që të mbledh institucionet përgjegjëse për të diskutuar për marrjen e masave të mëtutjeshme për ajrin e ndotur në Prishtinë.
Pas kësaj, ka reaguar këshilltari i kryeministrit Ramush Hardinaj, Avni Arifi, i cili është deklaruar duke thënë se disa gjëra nuk mund të ndodhin brenda nate, ndër to edhe ndryshimi i kualitetit të ajrit.
Sipas tij, projekti i koogjenerimit në vlerë 24 milionë euro i cili sivjet pritet të realizohet do të ndryshoj shumëçka në mënyrën e të jetuarit, përfshirë edhe kualitetin e ajrit.
Duhet përkujtuar, se niveli i ndotjes së ajrit edhe tani vazhdon të jetë shumë i lartë teksa si lagjja me ajrin më të ndotur në Prishtinë është theksuar të jetë, Arbëria njohur ndryshe si Dragodan.
Por, për ndotjen e ajrit është paralajmëruar edhe protestë