Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj do të martohet me hokeistin çek, shkruan Gazeta Blic.
E mbrëmë ajo ka filluar dhe festën e beqarisë, ku së bashku me mikeshat e saj ka udhëtuar drejt Las Vegasit për të qëndruar atje disa ditë.
Një festë e organizuar në detaje nga to, ku dhe ka publikuar disa fotografi brenda kësaj feste.
Aty shihet dhe modelja e njohur Xhesika Berberi e cila është mjaft e afërt me Afërditën, dhe që prej vitesh jeton në Amerikë, New York.
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl do të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë në Miami me datë 29 qershor.