Në sfidën e kthimit të raundit të tretë në Europa League, mes Skënderbeut dhe Mlada Boleslav, takimi ka shkuar në vazhdime, pasi në kohën e rregullt rezultati përfundoi 2-1, i ngjashëm me atë të takimit të parë.
Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët, por korçaret arritën që ta barazojnë dhe ta përmbysin rezultatin, duke mundësuar që të shkohet në vazhdime dhe nëse as në vazhdime nuk do të ketë fitues, fati do të vendoset me ekzekutimin e penalltive.
Trajneri Ilir Daja, në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide, theksoi se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për t’u kualifikuar, raporton KosovaPress.