Në atmosferë, dete dhe rreth poleve, ndryshimet klimatike po arrijnë nivele të reja shqetësuese përreth Tokës.
Kjo sipas një analize të detajuar globale të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO), transmeton Express.
Sipas WMO, viti 2016 jo vetëm që ka qenë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, por gjatë tij CO2 atmosferik u rrit në një nivel të ri, ndërsa akulli në detin Arktik arriti një nivel të ri të ulët dimëror.
Kushtet ekstreme dhe të pazakonshme kanë vazhduar edhe në vitin 2017, sipas saj