Rajon & Botë

Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite të enjten në orët e para të mëngjesit, 20 herë kanë sulmuar rajonet Harad dhe Mejdi në provincën Haxhe në veriperëndim të Jemenit ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë jemenas.

Rrjeti informativ Al Masira i Jemenit njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite tre herë kanë sulmuar qytetin Sirvah në provincën Meareb në qendër të Jemenit. Njëkohësisht me këtë, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa rajone në provincës Sa’de ë veri të Jemenit ku si pasojë janë plagosur disa civilë jemenas.

Ditë më parë Elbio Rosselli, përfaqësuesi i Uruguait në OKB, në lidhje me sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit, ka deklaruar se bombardimi i një tregu në provincës Sa’de të Jemenit dhe vrasja e 23 civilëve nga Arabisë Saudite është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Ndërkohë gjatë operacioneve të ushtrisë dhe komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit të kryera në kundërpërgjigje të sulmeve saudite, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra forca mercenare saudite në provincën Xhuf në veri të Jemenit.

the authorE B