Ditë më parë ka ndërruar jetë aktorja e njohur Bubulina Lajçi, vajza e aktorit të njohur Çun Lajçit.
Lajmi për vdekjen e saj ka pikëlluar gjithë familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë njohur Bubulinënë, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo, aktori i njohur nuk mund të mësohet me vdekjen e së bijës. Malli për të e bën atë që pothuajse cdo ditë të shkruaj vargje tejet prekëse.
Një orë më parë, Çuni në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një poezi për Bubën.
Ky është postimi i tij:
Unë kurrë s’jetova Bubulinë
Sa herë deshta me qenë me Ty
E për Ty
Mbeta mbrapa
U shterra n’rrjedhë krojësh
E nji gur n’zemër u thye
E nji kangë n’tel m’u k’put
Sa herë deshta të vdes për Ty
S’jetova as për vetën
U vrava miliona herë
N’gurin e tamthit
E nuk shpërtheu me m’blua
Si kokrrën e misrit
Unë as për Ty as për vetën
Kurrë s’jetova
Bubulinë