Real Madridi ka konfirmuar se Raphael Varane ka nënshkruar kontratë të re me ekipin nga ‘Santiago Bernabeu’.
Mbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me ‘Los Blancos’, e cila e mban në Madrid, deri në vitin 2022, raporton KosovaPress.
24 vjeçari është pjesë e ekipit spanjoll që nga viti 2011, ku ka regjistruar 196 paraqitje, duke shënuar 10 gola dhe 4 asistime. /KosovaPress/