Raphael Varane i ka thurur lavde trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane
Mbrojtësi francez, Raphael Varane, i cili vazhdoi kontratën me Real Madridin deri në vitin 2022, ka lavdëruar trajnerin e Los Blancos, Zinedine ZIdanen.
“Zidnae më ka dhënë shumë, në qëndrimin tim, në lojën time dhe në rreziqet që marr”, tha Varane për Marca.
“Ai është dikush që nuk më lejon të qëndroj në zonën time të rehatisë, ai ka shumë përvojë dhe është një mundësi e mrekullueshme për mua që të mësoj nga ai”, ka theksuar Varane.
Varane me Real Madridin ka fituar dy La Liga dhe tri Liga të Kampionëve që nga transferimi në ‘Santiago Bernabeu” nga Lens në vitin 2011. /Express/