Vanessa Hudgens po vazhdon të jetë shumë aktive rrjetet sociale duke shpalosur sukseset e saj.
Ajo së fundmi ka qenë shumë e përfolur për mënyrën se si ka arritur të humbë peshë dhe të jetë pjesë e shumë ballinave si dhe për modelet e flokëve të cilat vazhdimisht po i ndërron dhe që po duket shumë bukur.
Super ylli së fundmi ka qenë pjesë e këngës me Shawn Hook të quajtur Reminding Me , pjesë të shkëputura nga videoja Vanessa i ka publikuar në rrjetin social Instagram duke treguar suksesin e saj shkruan KosovaPress.
“Reminding Me “, dy javë pas publikimit ka marrë më shumë se 1 milion klikime në rrjetet sociale dhe pretendohet të jetë një super hit i ardhshëm.
Vannesa Hudgens është bërë shumë e njohur për shkak të aftësive të saj për këndim si dhe për të aktruar, ajo vazhdon të mbetet ndër artistet më të preferuara ndërkombëtare.