Robin van Persie mund të rikthehet në Premierligë gjatë kësaj vere
Sulmuesi i njohur holandez, Robin Van Persie mund të rikthehet në Angli gjatë kësaj vere
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Arsenal nuk dëshiron të vazhdojë aventurën në Turqi tek Fenerbache.
Sipas mediae britanike, në ndjekje të holandezit është vënë skuadra e Crystal Palace. Ky ekip do të drejtohet nga një bashkëkombësi i Van Periset, Frank de Boer.
De Boer mund të jetë një arsyeje e madhe që Van Persie të rikthehet në Premierligë, ligë të cilën e njeh shumë mirë. /Express/






















