Mbrojtësi holandez do të largohet nga Southamptoni.
Virgil van Dijk gjendet në Londër dhe sipas medieve angleze ai pritet të nënshkruajë me Chelsean.
Daily Telegraph shkrun se reprezentuesi holandez pikërisht për këtë arsye ka udhëtuar drejt kryeqytetit anglez, duke lënë anash interesimin e madh të Liverpoolit për të, transmeton KosovaPress.
Skuadra që drejtohet nga Antonio Conte është në kërkim të një mbrojtësi dhe për Van Dijk është gati të paguajë 70 milionë euro.