Ernesto Valverde ka zbuluar se përse e la Leo Messin në stol në ndeshjen ndaj Villarealit.
Barcelona barazoi 4:4 me Villarealin mbrëmë, ndërsa Leo Messi e filloi ndeshjen nga stoli.
Ernesto Valverde ka zbuluar se përse vendosi që ta lë argjentinasin në stol.
“Sigurisht që ne varemi nga Messi. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
“Gjithsesi ne arritëm të shënonim dy gola në fillim pa të në fushë.“Ishte një ndeshje e çmendur. U duk sikur do të fitonim lehtë. por më pas gjithçka u komplikua.
“Ne nuk arritëm të bënim presingun e duhur dhe ata përfituan nga kundërsulmet.”, ka shtuar më tej Valverde. /Lajmi.net/





















