Sport

Valverde largon pesë lojtare nga Barcelona (Foto)

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, po mundohet t’i heq qafe pesë lojtarë të skuadrës
Barcelona tashmë ka larguar mbrojtësin francez, Jeremy Mathieun, i cili u transferua te Sportigu, dhe portierin, Jordi Masip, i cili ende nuk e ka gjetur skuadrën e re.

Por, trajneri i Barcelonës, dëshiron të largoj nga ekipi edhe pesë lojtarë të tjerë, në të cilët nuk llogarit për sezonin e ri, shkruan AS, përcjell Express.

Fjala është për: Arda Turan, Sergi Samper, Vermaelen, Douglas dhe Munir El Haddadi. /Express/