Klubi spanjoll ka ndryshuar përsëri trajnerin.
Valencia assesi nuk po arrin që të bëhet rehat me trajnerët. Pas një stinori me shumë probleme dhe me ndryshime të shumta në stol, ‘Los Che’ sot kanë prezantuar trajnerin e ri.
Fjala është për ish-trajnerin e Sevillas dhe Villarrealit, Marcelino i cili do të marrë drejtimin e skuadrës që nga sezoni i ardhshëm.
Marcelino ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin e tij të ri dhe do të presë përfundimin e këtij stinori për të nisur punën, me misionin për të kthyer Valencian sërish në Evropë.